“Arena Kombëtare” gati për vitin e ardhshëm

163

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Struktura e “Arenës Kombëtare” ka marrë pothuajse formën e saj finale, ndërsa punimet vazhdojnë edhe në mbulesën e stadiumit.

Impianti do të jetë më moderni në vendin tonë dhe me këto ritme pritet që stadiumi të jetë gati brenda vitit të ardhshëm. Drejtuesit e FSHF-së synojnë që përveç ndeshjeve të skuadrës kombëtare në këtë impiant të organizohen edhe ndeshje të kompeticioneve europiane si Superkupa e Europës, event në të cilin FSHF ka konkurruar në dy vitet e fundit. Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh, ndërsa do të ketë një kosto prej 50 milionë eurosh. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.