Al Bano Carrisi konfirmon: Nuk këndoj më

150

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Al Bano Carrisi nuk do të këndojë më. Këngëtari italian konfirmon largimin e tij nga muzika, raportojnë mediet vendase. Në një intervistë në emisionin “Mattino Cinque” ai ka thënë se nga data 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po, është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, – ka thënë 75-vjeçari. 31 dhjetori do të jetë data e fundit e koncertit të tij. Shkaku i largimit të tij janë bërë sëmundjet. Në vitin 2017, këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.

Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me “trëndafila dhe gjemba”, “Di rose e di spine” si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos.

Kujtojmë që pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, Al Bano u martua Loredana Lecciso-n 26 vjet më të re./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.