Ahmeti pret Thaçin: Kosova mbështet rrugën tonë euroatlantike

60

SHKUP, 12 shtator /ATSH/ Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti priti në një takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi Shkupin.

Sipas Ahmetit, pas takimit me Thaçin, “edhe Republika e Kosovës i bashkangjitet gjithë botës demokratike në përkrahje të rrugës tonë euroatlantike dhe referendumit të suksesshëm”.

Ai e cilëson një takim vëllazëror atë me Presidentin Thaçi bashkë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli.

Në koment të takimit, Ahmeti thotë: “Gjithashtu, mbështes tërësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.