Tradita dhe identiteti kulturor në dy ekspozita të Muzeut Historik Kombëtar

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Fillimi i muajit shtator e gjen Muzeun Historik Kombëtar me dy ekspozita të hapura për publikun.

“Shpirti Arbëresh në veshje”, një ekspozitë e veçantë ku pasqyrohen shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, si edhe veshjet tradicionale të kësaj zone, ku akoma ruhen tradita, gjuha dhe identiteti kulturor i arbëreshëve.

Si edhe, ekspozita “Jeta përmes kujtimeve”, e cila u hap sot në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve – Shkup, me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza.

Të tjera projekte dhe aktivitete në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 106-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, na presin në javët dhe muajt në vazhdim. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.