SOFT NEWS – Putin dhe Xi Jinping të shkujdesur para kamerave përgatisin krepa dhe pinë nga një gllënjkë me vodka

119

VLADIVOSTOK, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti rus dhe ai kinez, Poutine et Xi Jinping i lejuan vetes një moment pushimi me ”blini” (krepa rusë) dhe vodka në vazhdën e forumit ekonomik në Lindjen e Largët Ruse.

Ata u takuan në Vladivostok për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe Koresë së Veriut, dy liderët përgatitën krepa nën objektin e kamerave dhe pinë nga një gllënjkë me vodka.

Nga pamjet e transmetuara nga mediat zyrtare, mund të shquajmë Putin dhe homologun e tij kinez të veshur me përparësen e guzhinës duke kthyer nga ana tjetër krepat, ndërsa i mbushin me haviar dhe bëhen gati të ngrenë nga një dolli.

Më herët gjatë ditës, presidenti kinez vlerësoi lidhjet midis dy shteteve, duke konfirmuar se ”miqësia e tyre nuk resht së forcuari”.

Kjo nuk është hera e parë që Putin dhe Xi Jinping shpalosin talentin e tyre në guzhinë. Në muajin qershor, gjatë një vizite në Kinë, presidenti rus, si gjithnjë në prani të kamerave përgatiti me shumë kujdes një ”blinis” (krep sipas recetës ruse) që ia serviri Xi Jinping-ut. /

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.