Shpëtojnë për mrekulli nëna dhe foshnja nga Dibra, transportohen me helikopter

TIRANË, 11 shtator /ATSH – I. Vata/ – Ekipi i urgjencës mjekësore i shpëtimit me helikopter ka bërë të mundur shpëtimin e një nëne të re nga Dibra bashkë me foshnjen e saj, falë ndërhyrjes së ekipit të mjekëve, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Më tej, Manastirliu shton se “një nënë e re me foshnjen e saj ja kanë dalë të shpëtojnë për mrekulli falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të urgjencës mjekësore që e transportoi nga Dibra drejt Tiranës, ku ekipi i mjekëve të “Mbretëresha Geraldinë” realizuan një ndërhyrje të suksesshme”.

Po ashtu, ministrja shpjegon se “sot Dafina dhe vajza e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të maternitetit të Tiranës”.

“Vetëm gjatë këtij viti janë kryer 152 misione shpëtimi nga Njësia e Transportit të Helikopterëve”, thekson Manastirliu. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.