SHBA – Përgënjeshtrohet deklarata e Trumpit për rritjen ekonomike

UASHINGTON, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së  Bardhë, Kevin Hassett ka pranuar se presidenti amerikan Donald Trump ka gabuar kur ka thënë në Twitter se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që është 4,2%, ishte më e larta se norma e papunësisë, 3,9%, për herë të parë në 100 vjet.

“Mund të them se nuk është e vërtetë”, tha Hassett.

”Është vetëm më e larta në 10 vjet. Dikush me gjasë ia ka komunikuar gabimisht duke shtuar një zero, çka nuk duhej ta bënte”, ka shpjeguar i nervozuar përpara gazetarëve Kevin Hassett./  / os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.