Robert Pattinson dëshiron një film të ri të “Twilight”

186

TIRANË,11 shtator /ATSH/ – Robert Pattinson po flet me agjentët e tij për të sjellë një film të ri të Twilight.

Dhjetë vite pas daljes së filmit të parë që rezultoi një sukses ndërkombëtar aktori dëshiron të rishfaqet me rolin e tij të pavdekshëm Edward Cullen.

Pattinson  ka luajtur rolin e vampirit adoleshent në Twilight. Ai aktroi me Kristen Stewart, e cila vinte me rolin e Bella Swan dhe ata qëndruan të lidhur për katër vite.

Pavarësisht mënyrës së ndarjes së dy yjeve, Pattinson  nuk e vë në mëdyshje idenë për t’u kthyer në sagën e Twilight.

“Unë po flas me agjentët e mi për këtë,” tha ai për Variety. “Jam gati të rikthehem përsëri për të luajtur filmin.” /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.