Portali i Infermierëve – 15 punësime të reja në Fier

Portali i Infermierëve- 15 punësime të reja në Fier

Portali i Infermierëve- 15 punësime të reja në Fierhttp://ata.gov.al/2018/09/11/portali-i-infermiereve-15-punesime-te-reja-ne-fier/Portali i ideuar nga qeveria shqiptare për të nxitur punësimin e infermierëve “Infermierë për Shqipërinë”, po jep frytet e saj.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se vetëm në Fier janë kryer 15 punësime të reja, nga fituesit e testimit që aplikuan në platformën infermierepershqiperine.al.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 11 Shtator 2018

TIRANË, 11 shtator/ATSH/- Portali i ideuar nga qeveria shqiptare për të nxitur punësimin e infermierëve “Infermierë për Shqipërinë”, po jep frytet e tij.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bën të ditur se vetëm në Fier janë kryer 15 punësime të reja, nga fituesit e testimit që aplikuan në platformën “infermierepershqiperine.al”.

Infermierja Fjoralba Xhafaj Avdullai ,duke treguar përvojën e saj tregon se “kam aplikuar në portalin “infermierepershqiperine.al” dhe kam pranuar vendin e punës në spitalin Ballsh, Mallakastër. Është hera e parë në portal dhe jam shumë e kënaqur me vendin e punës”.

Një tjetër infermiere, Xhensila Cekaj, bën të ditur se “kam mbaruar shkollën në Universitetin e Vlorës për mami, para dy viteve, deri tani kam qenë pa punë. Sot përmes portalit “infermierepershqiperine.al”, fillova punë në qendrën shëndetësore Cakran. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për mundësinë që na dha për të aplikuar në portal”.

Ndërsa infermierja Zamira Gjini, shprehet se “pas tre viteve që kam mbaruar Fakultetin kam kërkuar punë dhe nuk kam gjetur. Por, falë portalit sot vazhdoj punën në qendrën shëndetësore Divjakë. Falenderoj ministren e Shëndetësisë”.

Platforma “infermierepershqiperine.al” është e vetmja mundësi punësimi për profesionistët e shkencave mjekësore teknike në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.