Pesë anije me 14 mijë tonë grurë po përpunohen në portin e Durrësit

TIRANË, 11 shtator/ATSH/- Tri anije me grurë kanë nisur të përpunohen në kalatat e Terminalit Perëndimor, ndërsa sot priten për t’u shkarkuar edhe dy anije të tjera.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bëjnë të ditur se përveç anijeve tregtare me mallra të tjerë në port, në kalatat 1, 2 dhe 4 po përpunohen tri anije me 8567 tonë grurë gjithsej.

Sipas të njëjtit burim, sot priten edhe dy anije me një sasi të përgjithshme prej 5461 tonë grurë gjithsej.

Në 7 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar afro 72 mijë tonë grurë gjithsej. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.