Kosovë/ Homazhe për të nderuar viktimat e 11 Shtatorit

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe qytetarë të Kosovës, kanë ndezur sot qirinj para Tetarit të Kosovës, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit.

“Populli i Kosovës, vet viktimë e mizorisë, si askush më shumë, e ndjen dhembjen e tragjedisë së 11 Shtatorit. Përjetësisht solidarë me popullin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar Haradinaj.

Ceremonia e homazheve është organizuar nga zyra e Kryeministrit Haradinaj. /KosovaPress//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.