GJENEVË – OKB: 821 milionë persona të prekur nga uria

GJENEVË, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Uria ka përparuar në botë në vitin 2017 për të tretin vit radhazi, sipas pesë agjencive të OKB-së që cilësojnë ndryshimet klimatike si një prej arsyeve kryesore të krizave të rënda ushiqmore në botë.

“Në vitin 2017, 821 milionë persona në botë gjendeshin në mungesë të vazhduar të ushqimit kundrejtë 804 milionë në vitin 2016, ose një person në nëntë në gjithë planet”, thekson raporti mbi “Gjendjen e Sigurisë Ushqimore dhe të Ushqimeve në Botë” të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor (IFAD), UNICEF-i, Programi Botëror për Ushqimin (WFP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Numri i personave që vuajnë nga uria është rikthyer në nivelin e para 10 viteve dhe konfirmon ndryshimin e tendencës në rënie që kishte filluar që prej vitit 2015”, thuhet në këtë raport./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.