FUTBOLL – FSHF hedh shortin për Kategorinë e Dytë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot në prezencë të zyrtarëve të klubeve, shortin për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Dytë, për sezonin 2018-2019 për grupet A dhe B.

Procedura e hedhjes së shortit u zhvillua sot në ambientet e FSHF-së. Shorti u hodh nga shefi i sektorit të garave në këtë institucion, Lysien Nurishmi sëbashku me specialistin e këtij departamenti, Erald Shera, duke tërhequr goglat që korrespondonin në numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B.

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datën 16 shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit. /e.caushi/

Kalendari Kat se dyte Gr A 2018-2019
Kalendari Kat se dyte Gr B 2018-2019

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.