Dua Lipa nuk ndalet, suksesi i radhës hiti i ri

139

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Dua Lipa publikoi këngën e saj të fundit ‘Electricity’ vetëm 6 ditë më parë. Dhe kënga në bashkëpunim me producentët Diplo and Mark Ronson është shndërruar në një hit ndërkombëtar.

Vetëm në pak ditë arriti të kryesojë listat e iTunes dhe vetëm në pak ditë ka arritur mbi 10 milionë shikime në YouTube.

Dua e ka ndarë suksesin me fansat e saj në Instagram duke i falënderuar që e duan muzikën e saj. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.