BELGJIKË – Qeveria kalon në ofensivë kundër emigracionit të paligjshëm

69

BRUKSEL, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Policia belge arrestoi rreth njëqind migrantë në brigjet flamande (veri) ndërsa udhëtonin në drejtim të Anglisë, në kuadër të një prej operacioneve më të mëdha të organizuara ndonjëherë kundër emigracionit të paligjshëm, raportuan sot mediat belge.

Guvernatori i West Flanders, Carl Decaluwe pohoi për median arrestimin e 97 personave gjatë kontrollove rrugore të kryera nga dita e hënë rreth orës 17:00 dhe të martës ora 01:00. Ai theksoi se operacioni u vendos në gusht nga qeveria.

Ky operacion nisi pas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Jan Jambon për ngritjen së shpejti në Steenokkerzeel, pranë aeroportit ndërkombëtar të Bruksel- Zaventem, të një qendre administrative kombëtare për të pritur dhe udhëzuar të gjithë migrantët që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, të cilët do të interceptohen në territorin belg.

Operacioni përkon gjithashtu me vizitën në Londër të Jan Jambon, i cili u prit sot nga homologu britanik, Sajid Ravid për të biseduar për një bashkëpunim të zgjeruar në fushën e migracionit dhe të sigurisë, sipas burimeve belge./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.