Suksesi nuk është rikthimi i lodrave në Tiranë, por sfida e mirëmbajtjes

TIRANË,10 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Tiranës vazhdon të mirëmbajë Lodrat te Parku i Madh në kryeqytet, madje e konsideron një sfidë të vështirë që Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po e përballon me sukses.

“Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë Tashmë në vitin e 3-të nga ndërtimi, Lodrat te Parku i Madh përballojnë fluks të jashtëzakonshëm përdorimi e kërkojnë mirëmbajtje të specializuar e të vazhdueshme”, shprehet Bashkia Tiranë.

Po ashtu, bashkia Tiranë thekson se “suksesi nuk qe thjesht rikthimi i lodrave për Tiranën dhe vendosja e tyre në fokusin e përditshëm por mbi të gjitha sot mund të themi se krenohemi me mirëmbajtjen e tyre! Sfidë e vështirë, për të cilën po punojmë si asnjëherë më parë”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.