Shërbimi Spitalor në Tepelenë me pajisje moderne, shërben për 39000 banorë

TIRANË,10 shtator /ATSH- I. Vata/ – Shërbimi Spitalor në Tepelenë është transformuar rrënjësisht, pasi nga një ndërtesë e amortizuar, tashmë ajo është shndërruar në një qendër shëndetësore moderne që u shërben 39000 banorëve.

Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë shprehet se është riorganizua shërbimi i urgjencës. Po ashtu bëhet e ditur se “u vendosën aparatura moderne (Elektrokardiogramë dhe Rontgen). Në 2018 u vendos në shërbim Kabineti i Radiologjisë. U vendos në funksion Kabineti i Okulistikës me biomikroskop, ku numri i vizitave okulistike u trefishua. U rikonstruktuan dhomat e shtrimit ditor, deshokimi, infermieria dhe mjedise të tjera të spitalit”.

“E gjithë vëmendja jonë është tek qytetarët, për t’ju ofruar shërbim shëndetësor cilësor dhe të aksesueshëm”, shprehet Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.