SERBI – Konservatorët e Vuçiçit sërish në krye të sondazheve

BEOGRAD, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Konservatorët e SNS-së, Partisë Serbe të Progresit, të presidentit Aleksandar Vuçiç ndodhen sërish në krye të sondazheve duke qenë kështu zgjedhja e parë e elektoratit.

Sipas një sondazhi të institutit ”Faktor Plus”, nëse do të votohej sot për zgjedhjet parlamentare, SNS-ja do të merrte 54,7% të votave, me një avantazh prej 9,7% nga grupimi ”Aleanca për Serbinë”, një bllok heterogjen politik.

Pragun e detyruar për t’u futur në parlament, prej pesë për qind, e kalon vetëm Partia Socialiste Serbe (SPS) e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, i treti në sondazh me 9,4%.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas institutit do të ishte 40%./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.