Ndërhyrje për rehabilitimin e objekteve shkollore në Lezhë

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Në Lezhë po vijohet me ndërhyrjet për rehabilitimin e të gjitha  objekteve shkollore, në prag të vitit të ri shkollor 2018-2019.

Evidentimi i problematikave dhe prioritizimi për ndërhyrje është bërë pas marrjes së mendimit edhe nga drejtorët e shkollave në çdo njësi.

Viti i ri shkollor në gjithë shkollat e kopshtet në Bashkinë Lezhë pritet të fillojë normalisht.

Paralelisht me ndërhyrjet në shkolla, po vijon puna edhe për shpërndarjen e teksteve shkollorë falas për fëmijët nga klasa e I në të IV.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.