Lushnje – Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollave

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ – Në prag të vitit të ri shkollor 2018-2019 në Lushnjë ndërhyrjet për rikonstruksionin e shkollave janë drejt përfundimit.

Nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Dituria”, në Krutje do ta nisin vitin e ri mësimor në një ambient bashkëkohor, me klasa të rikonstruktuara, laboratore dhe fusha sportive.

Në të gjithë shkollat e kopshtet në bashkinë e Lushnjes pritet të fillojë normalisht viti i ri shkollor në 17 shtator.

Përveç ndërhyrjeve në ambientet e shkollave, vijon puna edhe për shpërndarjen e teksteve shkollorë falas për fëmijët nga klasa e I në të IV. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.