Regjistrimi i markave, 870 aplikime të reja vetëm këtë vit

TIRANË, 9 shator /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) bën të ditur se, këtë vit (janar-gusht 2018) janë bërë 870 aplikime të reja nga subjektet tregtare vendase dhe të huaja, që kanë aktivitet në vendin tonë, për regjistrimin e markës tregtare.

DPPI, konfirmon se që nga viti 2016 numri i këtyre aplikimeve ka tejkaluar nivelin mbi 1000 marka duke shënuar rekorde krahasuar me vitet e mëparshme.

Interesi i biznesit për mbrojtjen e markave tregtare, ka impakt në zhvillimin e një tregu të bazuar në  konkurrencën e ndershme.

Në këtë kuadër DPPI ka përshpejtuar procedurat e regjistrimit, si dhe ka zbatuar reformën e deregullimit e cila redukton numrin e dokumenteve të tepërta që duhet të paraqesin aplikantët. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.