Durrës/ Ankorohet kroçera “Seven seas vojager”, rreth 700 turistë vizitojnë qytetin

183

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ – Sezoni turistik në javën e parë të muajit shtator ka sjellë këtë të dielë në Portin e Durrësit kroçerën “Seven seas vojager” me flamur nga Bahamasi, që ka 694 pasagjerë turistë amerikanë dhe kanadezë.

Prefekti i Durrësit, Roland Nasto tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), se qyteti i Durrësit është mbushur sot me turistët që kanë mbërritur me kroçerën “Seven seas vojager”. Në grupe të ndryshme ata po vizitojnë vendet historike dhe qytetin antik bregdetar të Durrësit, ndërsa disa gupet të tjera janë nisur për të vizituar qytetin e Krujës.

Kroçera “Seven seas vojager” është e gjatë 208 metra, e gjerë 28.8 metra dhe e lartë rreth 56 metra. Ajo ka një ekuipazh prej 462 personash në bordin e saj.

Ajo niset nga porti i Durrësit sot në orën 18:00.

Nasto tha se në Portin e Durrësit këtë sezon turistik kanë ardhur disa kroçera me turistë të shumtë që kanë vizituar qytetin e Durrësit, trend i cili po vazhdon akoma edhe gjatë këtij fillimmuaji shtator. /e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.