Rita Ora, këngëtarja blen shtëpi të re në Prishtinë

155

TIRANË, 8 shtator /ATSH- Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, ka investuar në vendlindje, në blerjen e një banese private .

Lajmin e ka konfirmuar vetë babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili ka postuar fotografi në një postim, me një përshkrim që konfirmon blerjen e shtëpisë.

“Të lumtur për shtëpinë tonë të re në vendlindjen tonë në Prishtinë”, u shpreh babai i Ritës në postimin e tij në Facebook.

Familja Ora ishte zhvendosur nga Kosova në vitet e vështira të 90-tave, duke emigruar në Britani të Madhe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.