Thaçi pas takimit me Mogherinin: Rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm

PRISHTINË, 7 Shtator/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se rrugëtimi  Kosova është e përkushtuar për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB”.

“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, u shpreh Thaçi./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.