Spiropali: Bashkëqeverisja me qytetarët zgjidhi 16 mijë ankesa

TIRANË, 7 shtator/ATSH-A.Fortuzi/ – Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, koordinatorja Kombëtare për “Bashkëqeverisjen me Qytetarët” tha se programi ka sjellë rezultate shumë pozitive, duke afruar gjithnjë e më shumë qytetarët me qeverisjen.

“Nga krijimi i saj deri më sot, platforma e Bashkëqeverisjes ka regjistruar 17 000 ankesa, teksa ka trajtuar dhe zgjidhur 16 000 të tilla. Kjo platformë numëron 72 zyra në të gjithë territorin, 11 vetëm në Tiranë dhe 61 të shpërndara në të gjitha bashkitë e vendit. Në këtë platformë janë të angazhuar 84 koordinatorë në total. Ndërsa janë numëruar 50 takime të zhvilluara gjatë tre muaj ve të fundit në të gjithë vendin, në thuajse të gjitha bashkitë. Regjistrimi i qytetarëve në zyrat e bashkëqeverisjes ka pësuar rritje të ndjeshme dhe sot numërohen 49 mijë përdorues online në platformë dhe gati 30 mijë të regjistruar përmes zyrave tona”, – tha Spiropali. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.