Shqipëri–Slloveni, thellim bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

204

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ – Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë ishte në qendër të takimit mes ambasadorit të Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi dhe Presidentit të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovšca.

Kovšca, është promotor i intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik Slloveni-Shqipëri. Në takim merrnin pjesë edhe Branko Meh, President i Dhomës të Artizanatit dhe Biznesit të vogël të Sllovenisë dhe Danijel Lamperger, drejtor i këtij organizmi.

Temat e diskutuara gjatë takimit ishin thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, si dhe gjetja e rrugëve për aktualizim të investimeve direkte sllovene në Shqipëri. Po ashtu u përcaktuan veprimtari afatshkurtëra për t’u realizuar në periudhën në vijim, të cilat të mbështesin intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.