PS, komunikim virtual të pandërprerë me qytetarët

96

TIRANË, 7 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-  Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, Alfred Peza, Sekretari Digjital, u shpreh se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot është lideri i tretë më i ndjekur në botë, pas Kancelares Angela Merkel dhe rusit Medvedev.

Sipas Pezës kjo strukturë ka ende mundësi për t’u zhvilluar dhe për të vijuar së qeni një asetet i çmuar i PS.  “Sekretari digjital u interpretua si përpjekje për të kopjuar qytetarin digjital të “doktorit”, por jo, në të vërtet ne hodhëm bazat për t’u bërë krahas partisë më të madhe në vend, në partinë më moderne në vend. Për herë të parë u mundësua një komunikim i pandërprerë i familjes së madhe Socialiste në botën virtuale me qytetarët. Ndërtuam një data-bazë të hedhjes së të dhënave, duke ngritur rrjetin e koordinatorëve digjital në 61 bashkitë, në 14 mijë organizatat Socialiste. Armata e 515 vullnetarëve tanë në mënyrë kapilare u instalua në çdo pikë kyçe të partisë. Kjo strukturë e re u kuptua në kohë dhe pati një impakt pozitiv në rendimentin e punës në terren, duke u bërë një element i shtuar në fitoren e arritur nga Partia Socialiste në 2017-ën”, tha Peza.

“Falë kësaj strukture u arrit një rekord historik. Fjalimi i Kryeministrit në Vlorë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2018, në FB u shpërndan në mbi 10 mijë adresa, duke thyer çdo rekord të ndjekjes së një fjalimi në mediat audiovizive. Kryeministri ynë, është i treti si më i ndjekur në FB pas Kancelares Angela Merkel dhe rusit Medvedev. Është meritë e Ramës që e ndjekin 1 milionë 100 mijë friendsa apo 80% e qytetarëve shqiptarë që kanë FB”, tha ai.

Kjo strukturë është aset i çmuar dhe që mbetet për t’u zhvilluar ende në të ardhmen”, tha Sekretari Digjital i PS, Alfred Peza. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.