PODGORICË – Mali i Zi pranon pesë migrantë nga anija ”Diciotti”

126

PODGORICË, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Duke iu përgjigjur një kërkese të Italisë, autoritetet e Malit të Zi do të mirëpresin deri në një maksimum prej pesë migrantësh nga ata që kanë zbritur në Siçili nga anija ’’Diciotti’’.

“Qeveria, në respekt të parimeve njerëzore dhe solidaritetit, ka dhënë disponueshmërinë për të akomoduar deri në pesë migrantë”, tha zëdhënësi i qeverisë pas një takimi të ekzekutivit.

”Vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe me këtë Mali i Zi konfirmon aderimin në sistemin e vlerave europiane dhe respektimin e dinjitetit njerëzor”, shtoi ai.

Mali i Zi ka shënuar një rritje në fluksin e migrantëve, ku  janë regjistruar mbi 2 100 migrantë vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.