“Liga e Kombeve” në Elbasan Arena, Shqipëri-Izrael pjesa I përfundon 0-0

315

TIRANË, 7 shtator /ATSH- I. Vata/ Sfida e madhe Shqipëri-Izrael e vleshme për Ligën e Kombeve në “Elbasan Arena” mbyll pjesën e parë me rezultatin 0-0.

Kombëtarja shqiptare ka bërë një lojë të bukur në pjesën e parë përballë kombëtares së Izraelit.

Portjerët kanë qenë shpëtimtarët e portave pas rasteve të shumta nga të dyja skuadrat.

Nga ekipi shqiptar rastet më të mira për shënim i kishin Sidrit Guri, Memushaj e Hyka.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku; Basha, Memushaj, Xhaka; Gavazaj, Hyka (C), Guri.

Izraeli: Guy Haimov (GK); Eli Dasa, Ayad Habashi, Nisso Kapiloto, Bibras Natcho (C), Eran Zahavi, Beram Kayal, Munas Dabbur, Sheran Yeini, Taleb Tëatha, Dor Peretz.

Takimi zhvillohet në kushtet e masave të larta të sigurisë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.