Ballina Lajme nga Vendi

Kombëtarja U-21/ Shqipëria humbet në Spanjë

TIRANË, 7 Shtator /ATSH/ -Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 ka humbur në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj moshe përballë vendasve të Spanjës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në El Arcangel – Cordoba sonte ora 20:00.

Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 5-të me anë të Mikel Oyarzabal, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë dhe në fraksionin e dytë, ekipi spanjoll shënoi në minutën e 56-të dhe 90+2 me anë të Mayoral dhe Mir.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushi nuk mundi të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të grupit të dytë eliminator.

Spanjë-Shqipëri, u luajt me këtë formacion:

Kjo është renditja e grupit 2:
Spanja 21 pikë
Sllovakia 12 pikë
Islanda 11 pikë
Irlanda e Veriut 11 pikë
Shqipëria 6 pikë
Irlanda e Veriut 1 pikë

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.