KABUL – Mattis diskuton procesin e paqes me qeverinë afgane

KABUL, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është takuar sot me liderët afganë, midis të cilëve ishte presidenti, Ashraf Ghani dhe shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, gjatë një vizite të njoftuar më herët, në Kabul.

“Ata diskutuan procesin afgan të vonuar të paqes, marrëdhëniet me Pakistanin dhe strategjinë e presidentit amerikan, Donald Trump për Azinë Jugore”, deklaroi në “Twitter” zëdhënësi presidencial, Mohammad Haroon Chakhansuri.

Kjo ishte vizita e tretë e Mattis në Afganistan brenda një viti, i cili shoqërohej nga kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Joseph Dunfurd.

Mattis vizitoi Kabulin pas përfundimit të një vizite zyrtare dje në Indi, ku zyrtarët e të dy vendeve diskutuan mënyrat për të rritur bashkëpunimin për luftën kundër terrorizmit si edhe zhvillimin ekonomik.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.