Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, vend të merituar në kujtesën shtetërore

PRISHTINE, 7 shtator /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për Kushtetutën e Kaçanikut në 27 vjetorin e miratimit të saj.

“Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend të merituar në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i kryeministrit në Facebook:

Kushtetuta e Kaçanikut, shënohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës. Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend të merituar në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave. Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosën vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë. RH

/KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.