Bushati ndan libra falas në Shkodër

TIRANË, 7 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka shpërndarë sot libra falas për fëmijët në qytetin e Shkodrës.

Bushati shprehet se sot në Shkodër shpërndamë libra shkollorë falas për Orin, Eldën, Roalbin, Anën dhe bashkëmoshatarët e tyre.

“Investimi në edukim dhe dije bën gjithnjë diferencën e shoqërive të zhvilluara! Shqipëria e gjeneratës tjetër”, shprehet Bushati, duke shtuar se e gjithë vëmendja është për njerëzit dhe gjeneratën tjetër. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.