Aktori i njohur Burt Reynolds, ndërron jetë nga një atak në zemër

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Aktori i njohur me famë ndërkombëtare Burt Reynolds është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër. Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në “Smokey” dhe “Bandit” të vitit 1977, “Striptease” e vitit 1996 dhe “Boogie Nights” e vitit 1997. “Boogie Night” i dha atij edhe nominimin për çmimin Oscar.

82-vjeçari po filmonte filmin e ri “Once Upon a Time in Hollywood” në bashkëpunim me regjisorin Quentin Tarantino dhe kastë aktorësh si: Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Filmi pritet të transmetohet në vitin 2019.

Reynolds ka vuajtur edhe më parë nga zemra, ndërsa në vitin 2010 iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. /m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.