Vonesat e avionëve, AAC: Mbrojmë interesat e qytetarëve

TIRANË, 6 shtator /ATSH/- Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) shprehet në mbrojte të interesave të qytetarëve dhe kompensimin e tyre në rastet e vonesave të fluturimeve me avion nga aeroporti i Rinasit, Tiranë.

Sipas AAC-së, janë kostatuar 33 vonesa me mbi 2 orë dhe 8 anulime fluturimesh. Ndërkohë, si 8-mujor janë regjistruar 124 fluturime me të paktën dy orë vonesë, kurse 37 fluturime të tjera janë anuluar.

Në përgjithësi, shkak i vonesave ka qenë shtimi i fluturimeve dhe kapacitetet e kufizuara që kanë kompanitë për të përballuar asistencën teknike të flotës së avionëve. Autoriteti i Aviacionit Civil shpjegon se, çdo pasagjer që preket nga vonesa mbi 3 orë ka të drejtë të udhëtojë me fluturimin më të afërt dhe të asistohet nga kompania ajrore.

Sipas AAC-së, në momentin që ndodh vonesa, pasagjeri shqiptar duhet të kërkojë menjëherë të futet në fluturimin e mëvonshëm, në rast se është vonesë. Ndërsa kur është anulim, duhet të kërkojë vendin e vet në fluturimin e mëvonshëm. Më pas duhet t’i kërkojë kompanisë ushqim dhe pije falas, e nëse vonesa është mbi 5 orë kanë të drejtë të kërkojnë edhe paratë e biletës mbrapsht dhe të prenotojnë një biletë tjetër. Në rast se vonesa është përtej orës 12 kanë të drejtë të shkojnë edhe në hotel”, shpjegon Krislen Keri.

Hapi i dytë është marrja e dëmshpërblimit, që bëhet duke plotësuar një formular që gjendet në stendat e Aviacionit Civil në aeroport, ose faqen “online” të këtij institucioni. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.