Vasili: Veting për politikën, beteja e opozitës në parlament

TIRANË,6 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Opozita ka një platformë të qartë për dekriminalizimin, Veting në politikës, për zgjedhjet dhe ekonominë dhe betejën do ta realizojmë në komisione parlamentare dhe Kuvend”, shprehet kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI-së Vasili u shpreh për mediat se krimi është shqetësim për çdo familje shqiptare por dhe për kancelaritë evropiane.

“Shqipëria duhet pastruar një herë e mirë nga ky fenomen gërryes që ishte dhe shkaktari kryesor i mos hapjes së negociatave, duke e kthyer Shqipërinë në një regres”, tha ai.

Vasili shtoi se sot opozita ka shprehur qëndrimin e saj unik dhe të papajtueshëm me krimin. “Për këtë problematikë është fare e qartë se nuk do të ketë asnjë hap prapa dhe gjithçka na ka thënë populli i Shkodrës dhe i Elbasanit do ta përcjellim në sallën e parlamentit, duke filluar që nga komisionet dhe në çdo seancë në Kuvend”, shtoi Vasili.

Në fund, kryetari i grupit të LSI-së thekson se “katër janë çështjet kryesore që u diskutuan në Elbasan: Dekriminalizimi, Vetingu i politikanëve, dekriminalizimi dhe pastrimi i drejtësisë shqiptare i zgjedhjeve të shqiptarëve dhe ekonomisë shqiptare”. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.