UASHINGTON – SHBA sanksione ndaj Koresë së Veriut për hakimin e “Sony”-t

146

UASHINGTON, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur me sanksione çdo individ apo njësi të lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut, në lidhje me një hakim në “Sony Pictures” në vitin 2014.

Sulmi ndodhi gjatë kohës që gjiganti amerikan i prodhimit të filmave po planifikonte të shfaqte një film aksion-komedi “The Interview”, që paraqiste një komplot vrasjesh kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Hakimi përfshiu një sërë të dhënash konfidenciale që u vodhën përmes email­-eve.

“Ne nuk do të lejojmë që Koreja e Veriut të dëmtojë sigurinë kibernetike globale për të përparuar me interesat e saj dhe për të gjeneruar të ardhura të paligjshme në kundërshtim me sanksionet tona”, deklaroi sekretari i Departamentit të Thesarit, Stiven Mnuchin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.