Tirana prezanton sulmuesin afrikan, Namdo Oduamandi

TIRANË, 6 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- Namdo Oduamandi është afrimi më i fundit i Tiranës në merkato. Bardheblutë kanë prezantuar sulmuesin afrikan, i cili pritet ti japi një kthesë pozitive nisjes së sezonit të 25 herë kampionëve të vendit, që në tre ndeshjet e para kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.

Futbollisti i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, me dëshirën për t’u ambientuar sa më parë me grupin që drejtohet nga Ze Maria. Trajneri brazilian shpreson që me ish-futbollistin e Helsinkit të zgjidhë problemet në fazën sulmuese, pasi në tri javët e para bardheblutë kanë mundur të shënojnë vetëm një gol. Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares është në favor të Tiranës, pasi Ze Maria do të ketë kohën e mjaftueshme për të kuptuar nëse do të mund ta aktivizojë titullar Oduamadin që në takimin e radhës.

Prezantimi i sulmuesit është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare të Tiranës në internet dhe siç shihet në foto, futbollisti do të ketë mbi shpatulla numrin fanellën me numrin 10.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.