Spaho: Rama refuzoi Vetingun me ligj të politikanëve

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një njoftim për mediet, u shpreh se Kryeministri Edi Rama refuzoi Vetingun me ligj të politikanëve.

Në fjalën e tij Spaho tha se: ”Refuzimi i Edi Ramës për Vetingun me ligj të politikanëve, provoi se Rama është peng i krimit! Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediet e tij për të mashtruar shqiptarët. Edi Rama e refuzon Vetingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”.

/m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.