Qendra e re sociale “Gonxhe Bojaxhi”, hapësirë edukative për fëmijët

TIRANË,6 shtator /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet se qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi” është një hapësirë edukative për fëmijët.

Veliaj shtoi se kujdesi për fëmijët është një nga prioritetet e bashkisë jo vetëm në aspektin social të kujdesi por dhe në aspektin edukativ.

“Qendra jonë e re sociale “Gonxhe Bojaxhi” nuk është vetëm një mensë “për të mbushur barkun”, por një hapësirë cilësore me edukatore e animatorë për të mbushur kohën, mendjen dhe botën e fëmijëve në nevojë që nesër kanë fuqinë të ndryshojnë botën!”, shprehet Veliaj j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.