Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë- Më 10 shtator hapen procedurat e tenderimit

TIRANË, 6 shtator /ATSH/- Distanca mes Tiranës dhe Sarandës do të jetë vetëm tre orë, pas ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damina Gjiknuri tha sot në Kuvend se, për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, janë duke u zhvilluar procedurat e tenderit, që hapet në datën 10 shtator, do të lidhet kontrata dhe fillon edhe ky kantier për të mos u ndalur më deri në përfundim e plotë të rrugës sipas standarteve më të mira.

Rruga Kardhiq-Delvinë, theksoi Gjiknuri, do të mbyllet, ndonëse është rrugë që e filluan dhe e lanë në mes se nuk kishin para qeveria e PD-së, pastaj edhe e harruan fare se nuk ju interesonte më.

Programi i infrastrukturës kombëtare, që nis këtë vit realizon volumit më të madh të investimeve për rrugët e vendit brenda një mandati qeverisës, duke garantuar një transformim shembullor të tyre si edhe rritje të ndjeshme të ekonomisë e të punësimit, u shpreh ministri. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.