KPA publikon trupën gjykuese për ankimimin e prokurorit Laun Kaloçi

106

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ – Pas shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar trupën gjykuese që do të trajtojë ankimimin e prokurorit Laun Kaloçi, që do të hidhet me short. Kryesuese e trupës është caktuar Rezarta Schuetz, ndërsa relatore e ankimimit të Kaloçit për KPK, Natasha Mulaj. Luan Kaloçi, prokuror në Apelin e Tiranës u shkarkua nga detyra pak kohë më parë, pasi u konstatuan problem me pasurinë.

Njoftimi i plotë i KPA

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 11/2018, datë 03.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33 datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Luan Kaloçi.

Sot, në datën 06.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.