Gjimshiti: Kemi dy objektiva, të luajmë mirë dhe të kalojmë grupin

TIRANË, 6 Shtator /ATSH/ -Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti ka folur për sfidën e së premtes me Izarelin për Ligën e Kombeve.

Qendërmbrojtësi Gjimshiti përpara kësaj sfide theksoi: “Ne që kemi luajtur kundër Izraelit dy ndeshje, e dimë çfarë ekipi është. Do të shikojmë kush janë repartet e tyre më të forta. Kemi dy objektiva, të luajmë mirë dhe të kalojmë grupin”.

“Ne duam të arrijmë maksimumin dhe të punojmë sa më shumë, duke qenë të përqëndruar maksimalisht. Ndeshjen duam ta zhvillojmë si ajo që bëmë në Izrael dhe ku demonstruam karakter dhe e fituam. Objektivi është t’i fitojmë ndeshjet. Është rasti që t’i përmirësojmë gabimet tona”, tha mbrojtësi i Atalantës në Serie A.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.