FRANCË – Macron pret në Versajë perandorin e ardhshëm japonez

PARIS, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë në kështjellën e Versajës, ish-rezidencë mbretërore pranë Parisit, princin trashëgimtar të Japonisë, Naruhito, i cili do të bëhet perandor në maj 2019, duke pasuar babain e tij, perandorin Akihito.

Perandori i ardhshëm, që po zhvillon një vizitë prej një jave në Francë nga 7-15 shtator, u shpreh shumë i kënaqur sot për qëndrimin e tij.

Presidenti francez do e presë Naruhiton në Versajë, ashtu sikurse kishte bërë me presidentin rus, Vladimir Putin menjëherë pas zgjedhjes së tij.

Kjo vizitë vjen në kuadër të 160-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Japonisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.