Lezhë/ Kontrolle intensive në të gjitha akset për shkelësit e Kodit Rrugor

Lezhë/ Kontrolle intensive në të gjitha akset për shkelësit e Kodit Rrugor

Policia Rrugore e Lezhës ka vazhduar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në këtë kuadër, janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë vendosur gjithsej 439 masa administrative.http://ata.gov.al/2018/09/05/lezhe-kontrolle-intensive-ne-te-gjitha-akset-per-shkelesit-e-kodit-rrugor/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 5 Shtator 2018

TIRANË, 5 shtator /ATSH – A. Fortuzi/ – Policia Rrugore e Lezhës ka vazhduar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa lejedrejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe për dokumentet për qarkullim; ndërsa drejtuesit e mjeteve motorike çiklomotorë e motomjete, për mospërdorim të kaskave mbrojtëse.

Në këtë kuadër, janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (pa lejedrejtimi dhe nën efektin e alkoolit). Janë tërhequr 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar. Janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto: 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 146 masa për parakalim të gabuar, 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Policia Rrugore e Lezhës do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.