Haradinaj: Figura e Shën Terezës qëndron e lartësuar

PRISHTINË, 5 shtator /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një postimi në “Facebook” ka përkujtuar 21-vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare Nëna Terezë.

Postimi i Haradinajt në “Facebook”:

“Në 21-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot Shenjtoren Nënë Tereza, bijën tonë humaniste të përmasave globale. Figura e Shën Terezës për nga fuqia rrezatuese në historinë dhe realitetin shqiptar qëndron e lartësuar. Mrekullitë e saj të dëshmuara janë frymëzim për mbarë njerëzimin dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. Të bekuar që e kemi Shenjtoren tonë!” /KosovaPress//e.malaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.