Durrës, 271 mijë udhëtarë me tragete vetëm në gusht

38

TIRANE, 5 shtator /ATSH/ – Afro 271 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti.

Shifra është 2% më e lartë se sa ajo që u raportua para një viti, për gushtin e 2017-ës.
Nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), mësohet se gjatë së njejtës periudhë tragetet kanë transportuar edhe 64,656 autovetura dhe 4690 kamionë dhe trajlera, përkatësisht 5% dhe 9% më shumë se sa gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar.
Gjatë muajit gusht 2018 nga Durrësi drejt porteve të Italisë janë nisur afro 154 mijë udhëtarë, kryesisht bashkatdhetarë që kaluan pushimet e verës pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Pjesa tjetër kanë lundruar nga Bari dhe Ankona drejt portit më të madh të vendit. /e.malaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.