TOKIO – Japonia preket nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vitet e fundit

151

TOKIO, 4 shtator /ATSH-AFP/ – Një tajfun i fuqishëm, i konsideruar si më i dhunshmi që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit, shkaktoi sot vdekjen e gjashtë personave në perëndim të arkipelagut, raportoi kanali televiziv publik NHK.

Media lokale njofton se kanë vdekur të paktën gjashtë persona dhe 170 të tjerë janë plagosur, gjatë kalimit të ciklonit “Jebi”, që është shoqëruar me përmbytje dhe erëra të fuqishme që arrinin deri në 220 kilometra në orë.

Rreth 1,2 milionë banorëve i është kërkuar që të largohen nga banesat e tyre që ndodhen në zonat që rrezikojnë të përmbyten, ose të preken nga rrëshqitjet e tokës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.