Tenis/ Eliminohet Sharapova, kualifikohet Navarro

137

TIRANË, 4 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- USA Open vijon të ketë surpriza. Tenistja Ruse, Maria Sharapova është eliminuar nga turneu amerikan në raundin e katërt. Sharapova u mund me rezultatin 2-0 (6-4, 6-3) nga rivalja spanjolle Carla Suarez Navarro, që avancon në çerekfinalet e turneut nju-jorkez.Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Madison Keys, që mundi 2-0 (6-1, 6-3) sllovaken Dominika Cibulkova, ndeshje e dominuar nga finalistja e vjetshme e US Open.

Surprizë kualifikimi në çerekfinale i tenistes japoneze Naomi Osaka, që mundi 2-1 (6-3, 2-6, 6-4) bjellorusen Aryna Sabalenka. Përballë saj në raundin tjetër do të jetë rivalja nga Ukraina, Lesia Tsurenko, që në takimin e raundit të katërt mundi 2-1 (5-7, 7-5, 6-2) çeken Marketa Vondrousova, ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.