Senatori francez Olivier Cadic viziton portin e Durrësit

126

TIRANE, 4 shtator /ATSH/ -Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës (APD), Afrim Bakaj priti në një takim Senatorin francez Olivier Cadic.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Drejtorisë Ekzekutive të APD, së bashku me përshëndetjen e mirëseardhjes nga drejtori Bakaj, Senatori Cadic dhe grupi që e shoqëronte u informua mbi zhvillimet portuale të kohëve të fundit.  

Cadic, Këshilltarja e Parë e Ambasadës së Francës në Tiranë, Isabelle le Guellec, si dhe biznesmeni francez, Marin le Corre shfaqën interesim të veçantë për projektet që pritet të zbatohen në portin më të madh të Shqipërisë.
Së bashku me drejtorin e APD Bakaj dhe zv. drejtoren Sonila Toska, specialistët portualë u ndalën më gjatë te projekti i thellimit të portit dhe kanalit hyrës të tij, si dhe në atë të rikonstruksionit të kalatave 1 & 2; ndërsa menaxheri i përgjithshëm i kompanisë CMA CGM Albania, Ermir Maliqati foli për situatën e taksave doganore.
Takimi  u zhvillua si një bashkëbisedim konstru
ktiv mes palëve. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.